Laçi rikthehet te suksesi duke mposhtur Bylisin, skuadra kurbinase futet në garë për Europën

 

Laçi rikthehet sërish te suksesi dhe kësaj radhe duke mposhtur në transfertë Bylisin me rezultatin e pastër 2-0. Për skuadrën e Nicës realizuan Bibo në pjesën e parë dhe në fund, Babatunde vulosi fitoren me një gol.

Kjo fitore e dërgon ekipin kurbinas në vendin e katërt të renditjes duke kaluar Vllazninë që ka një pikë më pak. Nga ana tjetër, Bylisi mbetet në vendin e parafundit të Superiores.