Gjendet i vdekur në një fushë 41 vjeçari shqiptar në Greqi

Një burrë shqiptar 41-vjeç u gjet i vdekur në një zonë rurale të Gadishullit të Epërm në Heraklion.

41-vjeçari është gjetur pa ndjenja në një fushë nga një tjetër shqiptar, i cili ka njoftuar autoritetet.

Vdekja e 41-vjeçarit cilësohet si e papritur. Po punohet për të përcaktuar shkakun.