Pazari/ Alibeaj i huazon Andi Lilën, Taulant Ballës

Enkelejd Alibeaj i ka dhënë borxh ish-futbollistin Andi Lila, Taulant Ballës për fushatën e vendoreve të 14 Majit. 

Lila ka milituar në Partinë Demokratike dhe në 2021 kandidoi për deputet i listës së Lulzim Bashës. 

Në atë fushatë ai mori pjesë edhe në takimet e Enkelejd Alibeajt në Qarkun e Fierit, siç duket në këtë postim që sjell Syri.net, ku kanë marrë pjesë në një takim në Roskovec.

Pas 2021, duket se Andi Lila ka zgjedhur të ndërrojë krah politik. 

Ai i është bashkuar Taulant Ballës dhe për çudi kanë qenë bashkë në një aktivitet sportiv po në Roskovec, pra në zonën elektorale të Alibeajt. 

Kjo na bën të mendojmë se Alibeaj i ka huazuar Ballës, Andi Lilën.

Ky i fundit mesa duket është peng i proceseve të vëllait në një vend fqinj për të cilin disponohen dokumente. 

Amoraliteti dhe pazari shoqëron çdo person afër Alibeajt dhe Ballës.