Prag tragjedie në Torovicë/ Një shkëmb i madh shkëputet nga mali, bie shumë afër banesave

Një gur i përmasave të mëdha është shkëputur nga mali në fshatin Torovicë në Lezhë. Shkëmbi për pak ka rrezikuar jetën e banorëve tek “Shkëmbi i Kuq”.

Fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme por fenomeni i rënies së gurëve në Torovicë është i vazhdueshëm, ndërsa autoritetet heshtin përballë këtij realiteti.

Disa vite më parë rënia e një shkëmbi shkaktoi një tragjedi në një familje pasi zuri poshtë një automjet ku udhëtonin tre pjesëtarët e një familje që u mori edhe jetën.