VIDEO/ Cristiano Ronaldo u përgjigjet kritikëve, gjen golin e 12-të në kampionatin arab
Lumë i madh kritikash kanë vërshuar ditët e fundit në adresë të Cristiano Ronaldos, pas eliminimit të Al Nassr nga Kupa, teksa ylli portugez u shënjestrua edhe nga presidenti i klubit, që duket i zhgënjyer me performancën e CR7-tës.
Ndërkohë ditën e sotme ka ardhur edhe “replika” e Ronaldos, që ka gjetur golin e 12-të në kampionat.
Portugezi tundi rrjetën me kokë në minutën e 4-t, në duelin ndaj Al-Raed, pas asitit të Al Ghanam.
I didn't even realize the game started and Ronaldo scored already ???pic.twitter.com/oIGTsSXn7h
— Noodle Vini (@vini_ball) April 28, 2023
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 për Al Nassr.
Kjo është ndeshja e 12-të në kampionat për Ronaldon që ka arritur të shënojë 12 gola.
Një ecuri pozitive për sa i përket golave të shënuar.