Pamje që tregojnë një avion rus MiG-31 duke ‘shpërthyer në flakë’
Një avion luftarak rus MiG-31 u rrëzua në një pjesë të largët të Rusisë veriperëndimore të mërkurën, duke shënuar rastin më të fundit në një varg aksidentesh aviacioni në këtë vend.
Sipas mediave të huaja, avioni po fluturonte në një mision rutinë stërvitor në rajonin Murmansk të Rusisë-i cili kufizohet me Finlandën, anëtare më të re të NATO-s, kur u rrëzua në një zonë të shkretë, raportoi media shtetërore TASS, duke cituar një deklaratë nga ministria ruse e mbrojtjes.
‘Të dy pilotët u hodhën vetë. Ata u evakuuan menjëherë nga një helikopter kërkim-shpëtimi. Jeta dhe shëndeti i tyre nuk janë në rrezik’, thuhej në deklaratë.
A MiG-31 from the Russia’s 98th Composite Aviation Regiment crashed in Murmansk. The crew ejected and survived. https://t.co/0Xj9N7IM02https://t.co/4bIFnsMnPshttps://t.co/009oxjUwlshttps://t.co/1JdXGdxfa7 pic.twitter.com/BbG4bKzzQP