VIDEO-SYRI TV/ Kthimi i Olen Çezarit në 'Lice' për masterklas: Mision im, të afrojë të rinjtë te muzika

Violinisti Olen Çezari është rikthyer sërish në Liceun Artistik për të mbajtur një masterklas për artistët e ardhshëm. Artisti thotë se mes tyre ka shumë elementë të talentuar dhe se qëllimi i tijin është t’i afrojë më tepër me muzikën.  

Nga SYRI TV

Olen Çezari është kthyer sërish në Liceun artistik, vend në të cilin u ndezën ëndrrat për të vijuar rrugëtimin në muzikë, por tashmë me një mision të veçantë, për të udhërrëfyer përmes masterklasit talentet e rinj drejt tingujve.

‘Rrugëtimit drejt kompozimit’ i janë bashkuar vogëlush nga Durrësi, Lezha e Shkodra, ndërsa mes tyre Oleni sheh artistët e ardhshëm:

Mes projekteve të shumta të mbarë botën, violinisti do të rikthehet përgjatë verës në Shqipëri me festivalin ‘Porto Palermo’.