Kurti, i prerë në takimin me Lajçak: Marrëveshja të zbatohet shpejt, pa vonesa dhe pa kushte

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar sot me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

 
Pas takimit, në një postim në Twitter, Kurti ka thënë se me Lajçakun ka diskutuar hapat e radhës në takimin e ardhshëm në Bruksel më 2 Maj.
 
Gjithashtu, Kurti ka thënë se marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit duhet të zbatohen shpejtë dhe pa asnjë kusht.
 
“Diskutuam takimin e ardhshëm në Bruksel dhe zgjedhjet e fundit lokale në katër komunat tona në veri me Miroslav Lajcak në Forumin e Delphit. Marrëveshja Themelore duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt. Asnjë parakusht dhe pa vonesa”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.