Kavaja: Universiteti ku kam mbaruar unë dhe Këlliçi ka procedura të rrepta dhe rigoroze

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV me Armela Ferkon ishte në lidhje me skyp, Henri Kavaja.

Kavaja i arsimuar në një nga universitetet më prestigjoze në SHBA, i njëjtë me shkollë ku është arsimuar Belind Këlliçi është shprehur se që të pranohesh në këtë universitet ka procedura rigoroze dhe të rrepta.

"Më duket e pa kuptimt akuzat që janë bërë ndaj Këlliçit pasi në SHBA nuk ke nevojë të mashtrosh por vetëm të vërtetosh që ke bërë shkollën e mesme dhe çdo gjë është në rregull.

Unë erdha në Amerikë në vitin 2000 dhe aplikova për universitet, procedura që janë të rrepa dhe pasi t’i kesh kaluar ato procedura mund të bëhesh pjesë e universitetit në SHBA.

Është ëndërr e shqiptarëve që të arsimohen dhe të punojnë në amerikë, unë nuk i kam mbaruar të gjithë vitet në Harry Fultz në Shqipëri por nuk ishte problem që të regjistrohesha në universitet në SHBA

Unë kur erdha këtu dorëzova notat e katër viteve dhe një test që e kërkonte shkolla dhe pastaj jam regjistruar në universitet dhe pasi studiova 5 vite arrita që të pranohesha në punë direkt. Unë isha një nga pesë persona që aplikuan dhe u pranuan për punë."