Arrestim në Portin e Durrësit, 20-vjeçari po hynte në Shqipëri me 'çokollata' kanabisi'
Një 20-vjeçar nga Shkodra, Endri Bushati, u arrestua sot në Pikën Kufitare të Portit të Durrësit, pasi po hynte në Shqipëri me 2 pako kanabis të presuar si çokollatë, rreth 450 gr.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit njoftuan se "me mbështetjen e inteligjencës informative dhe me autoritetet doganore, kanë goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.
Si rezultat i kontrollit të imtësishëm në vijën e dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisëë, në automjetin “Seat” që drejtohej nga shtetasi Endri Bushati, u gjetën 2 pako me lëndë narkotike kanabis në formë çokollate, me peshë totale rreth 450 gramë.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë E. B., 20 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme."