Kandidati i opozitës në Mat: Çdo projekt do zhvillohet pas dëgjesave me qytetarët
Kandidadati i opozitës për Bashkinë e Matit, Skënder Gjuci në vijim të fushatës elektorale dhe takimeve të shumta me qytetarët ka biseduar gjatë ditës së sotme me banorët e lagjes "Partizani".
Ai ka premtuar gjatë këtij takimi se, "çdo projekt do zhvillohet, nga bashkia që ai do të drejtojë, pas dëgjesave publike dhe pjesëmarrjes së komunitetit".
Mesazhi në Facebook:
Me banorët e lagjes "Partizani", Qendra e Votimit te shkolla “28 Nëntori”.
Premtova se do të krijojmë një administratë dinjitoze, profesionale dhe korrekte me qytetarët.
Jo rilindje urbane dhe fasada të panevojshme, por zhvillim të qëndrueshëm urban në çdo cep të Burrelit.
Çdo projekt do zhvillohet pas dëgjesave publike dhe pjesëmarrjes së komunitetit.
Për të lehtësuar barrën fiskale të biznesit ne do ulim taksat vendore me 30% si dhe do aplikojmë tarifë zero vitin e parë për çdo biznes të ri. Në 14 Maj të bëjmë ndryshimin!