", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/April/28/auto_644b9505c03c0e07f48569a41682676693.webp", "width": 750, "height": 422 } }

VIDEO/ Trump imitoi Biden në skenë dhe salla shpërtheu në të qeshura

Ish-presidenti Donald Trump, imitoi presidentin 80-vjeçar të SHBA-së, Joe Biden, gjatë një mitingun në Nju Hampshire ku tha do të kandidonte sërish për president në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Trump, i cili më parë tha se Joe Biden vuan nga demenca për shkak të moshës së thyer, këtë herë solli rastet kur presidenti amerikan harroi të dilte nga skena.

 

Duke imituar veprimet e  Bidenit,  Trump, u shpreh: : "Ku po shkoj? Ku dreqin po shkoj? Dua të dal

Ndërsa imitimi i tij shkaktoi të qeshura në sallë, Trump pohoi se nuk ka njeri më të pandershëm sa Joe Biden në historinë e politikës amerikane.

"Ai thjesht po përpiqet të pasurojë veten dhe familjen e tij. A po pyesni veten pse ai nuk bëri asgjë për Kinën? Sepse ai mori miliona dollarë nga Kina . "

Shqetësimet për moshën e tij të avancuar dhe shëndetin mendor e kanë përndjekur presidentin amerikan Joe Biden që nga dita kur ai u zgjodh president.

Videot ku ai shihet duke shtrënguar duart në një hapësirë ​​boshe në fjalimin e tij në shtetin e Karolinës së Veriut, momenti kur e quajti zëvendëspresidenten Kamala Harris 'President', e shumë të tjera tashmë janë bërë virale.