Refuzoi milionat arabe, Modric qëndron edhe një vit te Real Madrid

Luka Modric do të qëndrojë te Real Madrid të paktën dhe për një sezon tjetër.

Siç raporton spanjollja “AS”, kroati ka refuzuar milionat e Arabisë Saudite dhe do të qëndrojë në Spanjë, me madrilenët.

Mesfushori ka marrë konfirmimin dhe nga Presidenti Florentino Perez, që me kënaqësi është i gatshëm të mbajë Modricin dhe për një vit pjesë të “Los Blancos”.