I nxorën fotot si vrasës i Nikulajt, bëhet i gjallë portugezi në TikTok: S'jam unë ai që…
Portugezi i dyshuar për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin, në datën 19 Prill, pretendon se imazhi i tij është keqpërdorur nga mediat në Shqipëri dhe se ai nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen në fjalë.
Në profilin në tik tok, Ruben Saraiva ka publikuar disa video nga Greqia, shtet ky dyshohet se është larguar pas ngjarjes, dhe pretendon se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e biznesmenit lezhjan.
Policia e Shtetit pretendon se ka pamje me video, të shtetasit portugez, në një makinë me porositësin e dyshuar të vrasjes, Edmond Haxhia, në një mjet tip golf.
Vrasja e biznesmenit lezhjan dyshohet se është kryer për hakmarrje, pas përplasjeve të vazhdueshme të familjes së tij me fisin Lekstakaj. Këta të fundit janë shpërngulur nga banesat e tyre në zonën e Lezhës, dhe jetojnë prej vitesh në shtetin anglez.