Nuk ka vend te Barça, mesfushori përplas në merkato Juventus-Inter

 

Vera pritet të jetë shumë e nxehtë për mesfushorin e Barcelonës, Franck Kessie.

Sipas raportimeve të medieve italiane, së fundmi interes për 26-vjeçarin ka shfaqur edhe Juventus.

Megjithatë gara për shërbimet e Kessie pritet të jetë goxha e vështirë, pasi përveç klubeve të Premier League, prej disa muajsh mesfushori kërkohet edhe nga Inter.