United shpërdoron avantazhin e dyfishtë, ruan distancën me Spurs

Dueli i zjarrtë i Premier League, Tottenham-Manchester United, përfundoi 2-2

Dy skuadrat morën nga një pikë dhe “Djajtë e Kuq” mbeten 6 pikë mbi skuadrën londineze.

Pjesa e parë foli për United, që shënoi me anë të Jadon Sancho dhe Marcus Rashford.

Pushimi i bëri mirë Tottenhamit, që evitoi humbjen falë golave të Pedro Porro dhe Son Heung-Min.

Ndërkohë, dy ndeshjet e tjera përfunduan me këto rezultate: Everton-Newcastle 1-4 dhe Southampton-Bournemouth 0-1.