", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/April/27/auto_reus1682615617.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Dortmund blindon kapitenin, Marco Reus rinovon kontratën deri në vitin 2024

 

Kishte kohë që qarkullonte si lajm, por tashmë është zyrtare: Marco Reus ka rinovuar kontratën e tij me Borussia Dortmund deri në vitin 2024.

Mesfushori 33-vjeçar, që është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës gjermane dhe kapiteni i saj, ka zgjatur edhe një vit bashkëpunimin me Dortmund, deri në 30 qershor të vitit 2024.

Marco Reus është bashkuar me Borussia Dortmund në vitin 2012 dhe ka luajtur 263 ndeshje me verdhezinjtë, duke shënuar 114 gola.