Moderatori i njohur vdes në moshën 79-vjeçare
Prezantuesi kontrovers Jerry Springer, i njohur si një simbol i televizionit me zënkat e tij , sharjet dhe zbulimet e tradhtisë, drejtoi për gati tre dekada nga viti 1991 show-n e tij "The Jerry Springer Show.
Springer vdiq të enjten në shtëpinë e tij në Çikago, konfirmuan publicistët e tij për BBC News.
Springer lindi në Highgate, Londër, në vitin 1944 nga refugjatë hebrenj nga një rajon i Gjermanisë.
Ai e filloi jetën profesionale duke punuar në politikë, pasi kishte studiuar shkenca politike, po ashtu edhe drejtësi.
Ai ishte një këshilltar i Robert F Kennedy dhe shërbeu si kryetar bashkie i Cincinnati nga 1977-78, por pas një oferte të dështuar si guvernator i Ohajos ai kaloi në një karrierë në gazetarinë televizive. Ai u bë reporter në një stacion televiziv lokal dhe arriti të bëhej spikerë.
Nisur në vitin 1991, "The Jerry Springer Show" filloi si një talk show i zakonshëm, i fokusuar në çështjet sociale dhe politikën e SHBA-së, i udhëhequr nga Springer-i në atë kohë me sjellje të butë.
Në fund të viteve 1990, shfaqja ishte në krye të vlerësimeve televizive gjatë ditës në SHBA, duke mposhtur edhe ‘Oprah’. Show përfundoi në vitin 2018.