Hysni Sharra takon operatorët turistikë: Paguajmë sigurimet për punonjësit

Kandidati i opozitës për bashkinë Vlorë, Hysni Sharra, shpalosi programin e tij për turizmin. Gjatë një takimi, Sharra u shpreh se do të punojë për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit në Vlorë.

Hysni Sharra, u takua me operatorë turistik dhe antarë të shoqatës " ARTA", për të ndarë me ta mendime dhe për të diskutuar për zhvillimin e turizmit në terma afatgjatë.

Kandidati opozitës renditi disa nga prioritetet e tij për ta bërë Vlorën, vend me zhvillim të qëndrueshëm në fushën e turizmit.

Sharra theksoi se një vëmendje e veçantë do t'i kushtohet promovimit brenda e jashtë vendit të bizneseve, organizimit  të panaireve, promovimit të turizmit kulturor dhe historik.