VIDEO-SYRI TV/ Mediu e Duka mbështetje për Hysni Sharrën: Jemi bashkë për Vlorën

Nga qyteti i Vlorës, kreu i partisë Republikane Fatmir Mediu dhe ai i partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka dhe kërkuan mbështetjen për kandidatin e koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ për këtë bashki, Hysni Sharra.

Nga SYRI TV

Në vijim të turit elektoral kreu i partisë Republikane Fatmit Mediu ka zhvilluar takime në Vlorë ku ishte i shoqëruar edhe nga kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka. Në këtë takim Mediu e duka kanë kërkua mbështetje për Hysni Sharren në krye te qytet bregdetar

Kandidati i opozitës për bashkinë Vlorë, Hysni Sharra, u shpreh se në këtë garë opozita është bashkë.

Fatmir Mediu dhe Agron Duka kanë shprehur mbështetje për të gjithë kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, duke kërkuar votën e qytetarëve për të sjellë ndryshimin pas 14 majit.