VIDEO-SYRI TV/ Pashk Gjoni takime me gra e vajza: Do largojmë uzurpuesit e bashkisë

Në Lezhë kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Pashk Gjoni, është shprehur se forca e gruas do të jetë vendimtare për të risjellë pabarazitë në Bashkinë që aktualisht udhëhiqet nga socialistët.

Koordinatorja e zgjedhjeve për Qarkun e Lezhës, Jozefina Topalli, tha se mobilizimi i gruas ia del për të fituar çdo garë.

Kandidati i "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Lezhës Pashk Gjoni zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e LDG ku e pranishme ishte edhe koordinatorja e zgjedhjeve për Qarkun e Lezhës Jozefina Topalli. Kandidati Gjoni teksa vlerësoi krontributin e seciles prej tyre, tha se forca e gruas do t'i largojë uzurpatorët nga bashkia dhe kjo e fundit tu kthehet qytetarëve.

"Do mbetem besnik ndaj premtimit të dhene se 40% e administratës do të jetë përbërë nga të rinjtë", u shpreh ai në takimin e zhvilluar.