Kabashi: Marrëveshja e Ohrit nuk solli përparim, Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen politike

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV ishte analisti dhe gazetari nga Kosova, Bekim Kabashi

Kabashi është shprehur se marrëveshja e nënshkruar në Ohër nu kkanë sjellë asnjë përparim por jemi në një rreth vicioz ku sado marrëveshje të nënshkruhen nuk ka përparime të prekshme.

"Kjo dinamikë politike që po ndodh në Kosovë është e zakonshme tanë, ajo është më shumë se 20 vite pas çlirimit dhe po vazhdon të merret me temën e njëjtë me Serbinë.

Paqja dhe bashkëpunimi me Serbinë po duket akoma e largët edhe pse marrëveshjet po transmetohen si historike, marrëveshja e Ohrit është e njëjtë me atë të Brukselit në 2013 dhe nuk ka asnjë shenjë të përparimit por jemi në një rreth vicioz.

Kurti është shprehur se nuk ka shenja të përparimit por janë shenja që dëshmojnë bllokimin e marrëveshjes e njëjtë me akuzat e Serbisë ndaj Kosovës se nuk ka vullnet të krijojë asociacionin.

Vuçiç dhe Kurti do të takohen me 2 maj në Bruksel ku si qëllim është shtytja përpara e marrëveshjes së nënshkruar në Ohër, e cila ene nuk ka filluar të zbatohet. Serbia është zotuar se nuk do ta pengojë Kosovën në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare ndërsa kur u mor vendimi për anëtarësimin e Kosovës në KE ajo bëri maksimumin për ta ndalur.

Fuqia politike e Shqipërisë dhe roli në raport me Kosovën dihet se sa është. Në periudha të caktuar kanë ndryshuar edhe dinamika e sjelljes së Shqipërisë në raport me marrëdhëniet e sjelljes me Kosovën. Në kohën e Thaçit kemi pasur një përfshirje shumë direkte e qeverisë shqiptare në dialogun me Serbinë ndërsa në kohën kur kryeministër është Kurti kemi pasur një tërheqje totale të Ramës.

SHBA dhe Europa angazhohet që ta shkëpusë Serbinë nga ndikimi rus dhe anëtarësimin e plotë të saj në organizatat ndërkombëtare perëndimore.

Kosova është mësuar të jetojnë me këtë problematikë pavarësisht krizave që vijnë shpesh. Zgjedhjet në veri kanë përmbushur atë që është institucionale, pavarësisht që nuk është në shërbim të komunitetit serb që jeton atje pasi e kanë bojkotuar pasivisht."