VIDEO-SYRI TV/ Vrasja e Ardian Nikulajt, zbardhet dëshmia e të dashurës së porositësit të ekzekutimit
6 urdhër arreste ka lëshuar Policia e Shtetit sa i përket atentatit mafioz që i mori jetën mesditën e 19 prillit, biznesmenit Ardian Nikulaj. Në kërkim janë shpallur 4 shtetas britanik, 1 shqiptaro britanik dhe ekzekutori një shtetas portugez. Edmond Haxhia dyshohet se është porositësi i vrasjes, ky i fundit i afërm i familjes Lekstakaj, me të cilën Nikulaj ishte në Gjakmarrje që prej 1996. Ndonëse ka ende pikëpyetje se si autorët hynë dhe dolën nga territorin shqiptar lehtësisht.
Nga SYRI TV
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja në Lezhë, ku janë lëshuar 6 urdhër arreste për 6 persona, 4 prej tyre shtetas britanik, 1 shqiptaro-britanik dhe ekzekutori shtetas portugez.
Të shpallur në kërkim nga policia:
Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro-britanik (porositësi dhe financuesi i atentatit)
Ruben Saraiva (ekzekutori portugez)
Harry Simson, shtetas britanik
Harriet Bridgeman, shtetase britanike
Thomas Mithan, shtetas britanik
Steven Hunt, shtetas britanik (shfaqet në kamerat e sigurisë teksa vëzhgon lëvizjet e Nikulajt)
Burime bëjnë me dije se Edmond Haxhia, i ka pritur shtetasit e tjerë në Rinas. Ai i orientonte me telefon për lëvizjet dhe i ka pritur përballë një hoteli në Rinas.
Britaniku Harry Simson, ka një të shkuar problematike në Britaninë e Madhe, për agresion dhe lëndë narkotike. Për sa i përket autorit portugez, ishte me origjinë arabe. Ai është larguar nga dogana e Kapshticës më drejtim të Greqisë sëbashku me dy britanikët e tjerë.
Dyshohet se janë ende në Greqi. Simson dhe Emdondi janë larguar nga Rinasi. Ata kanë tentuar ta kryenin ekzekutimin edhe në datat 16-17-18 prill, por nuk e kanë mundur që ta kryejnë. Ata kanë pritur dhe janë filmuar duke qëndruar në zonë në këto data për 6-8 orë.
Por Nikulaj ka qenë i shoqëruar dhe nuk e kanë kryer dot vrasjen. Sa i përket dëshmisë se vajzës. Burime bëjmë me dije se ajo i kam identifikuar të gjithë autorët. Më tej ka deklaruar, takuar ne Gjadër ku i kanë mësuar që të flas shqip.
‘Motorin e kam blerë unë, e kam parë më vonë te magazina e shtëpisë së Edmondit në Kakarriq të Lezhës. Dy numrat me të cilët ka komunikuar Edmond Haxhia, janë regjistruar në emër të një vajze nga fshati Zejmen Lezhë, e cila punon si menaxhere e një lokali në Tiranë. Portugezi përshëndeste gjithmonë banorët e Kakarriqit në gjuhën shqipe, por me Edmondin komunikonte në anglisht’, ka thënë vajza.
Sipas dëshmisë së vajzës, motori është blerë në Tiranë, tek 21 dhjetori, dhe është blerë me kontratë noteriale. Ndërkohë që kontrolle po kryhen edhe për të gjetur banesën në Shkodër ku dyshohet se ka qëndruar autori portugez.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e 19 prillit në Shëngjin të Lezhës, ku biznesmeni Ardian Nikulaj u ekzekutua me 7 plumba në një nga bizneset e tij, tashmë policia ka lëshuar 6 urdhër arreste.
Porositësi dhe organizatori është shtetasi shqiptaro-britanik Edmond Haxhia i afërm i familjes Lekstakaj me të cilën Nikulaj ishte në gjakmarrje që prej 1996.