VIDEO-SYRI TV/ Dritat e 'Bulevardit', Veliaj dy tendera. Sapo u mbyll tenderi i parë, hap të dytin
Erion Veliaj ka dhënë dy tendera me vlerë gati 1 milion euro për përmirësimin e ndriçimit në bulevardin ‘Dëshmoret e Kombit’, të cilat se janë abuzive. Teksa pagesat ndaj privatit për tenderin e parë të zhvilluar në vitin 2022, vijojnë ende sot, Bashkia Tirane, një ditë mË parë ka shpallur një tjetër tender për të njëjtin shërbim, por kësaj here, fatura është gati 3 herë më e lartë, me vlere 800 mijë euro.
Nga SYRI TV
Në 7 Mars 2022, Bashkia e Tiranës ka kryer pagesën e radhës për një kompani private, e cila në Gusht të vitit të kaluar fitoi një tender me vlerë rreth 300 mijë euro për riparimin e ndriçimit në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Pa u tharë mirë boja në këtë faturë financiare, Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj shpall një tjetër tender, me të njëjtin objekt, për përmirësimin e ndriçimit në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Kësaj radhe, fatura është gati 3 herë më e lartë, rreth 800 mijë euro.
SYRI TV ka siguruar dokumentet e dy tenderave, mbi të cilat ngrihet dyshimi për abuzim financiar nga ana e Bashkisë së Tiranës. Në Gusht të vitit 2022, Drejtoria e Rrugëve në varësinë e Veliajt mbylli tenderin e parë për përmirësimin e ndriçimit në bulevardin kryesor të Tiranës, me një fond prej 33.9 milionë lekë të reja.
Kontrata u nënshkrua dhe kompania private është duke u paguar për shërbimin e ofruar. Por, në Prill 2023, Bashkia e Tiranës i rikthehet sërish procedurave për dritat në Bulevard.
Ditën e djeshme, Veliaj shpalli tenderin ‘Përmirësimi i ndriçimit tek ‘Dëshmorët e Kombit’, me fond limit 83.2 milionë lekë të reja. Ky tender pritet të mbyllet pas një muaji.