'Prioritet mbetet La Liga', Laporta: Falenderoj Girona për fitoren ndaj Realit

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, foli në konferencën për shtyp pas zyrtarizimit të financimit për projektin “Espai Barça” dhe foli edhe për çështjet që kanë të bëjnë me fushën e blertë.

“Qëllimi vazhdon të jetë La Liga. Kanë mbetur edhe 7 ndeshje dhe kemi 11 pikë diferencë. Kërkojmë nga tifozët që të inkurajojnë më shumë se kurrë skuadrën për të fituar këtë kampionat.

Është e qartë se nuk jemi të kënaqur me humbjen ndaj Rayo Vallecano, nuk e kemi bërë mirë detyrën. Falenderojmë Girona që mundi Real Madrid”, është shprehur presidenti i klubit katalanas