Bebe Rexha flet për kulturën shqiptare: Burrat hanë të parët, gratë trajtohen si njerëz të dorës së dytë

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka dhënë së fundmi një intervistë të re për revistën e njohur “Rolling Stone”.

Ajo ka folur mbi karrierën, albumin e saj të ri me titull “Bebe” por mbi të gjitha dhe për jetën e saj personale. Gjatë intervistësm revista ka shkruar edhe për prejardhjen e artistes shqiptare, duke treguar historinë e zhvendosjes së familjes nga Maqedonia e Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Të dy prindërit e saj janë shqiptarë, me babanë e saj që emigroi në ShBA nga Maqedonia e Veriut në moshën 21 vjeçare në fund të viteve tetëdhjetë, para Luftërave Jugosllave”- shkruan revista.

“Ata janë më paranojakë. Më të stresuar”,-shprehet Bebe për familjen e saj.

“Ndjehem sikur i kam marrë disa nga ato cilësi nga familja ime, por duhet të mësosh se si të tërhiqesh nga kjo. Askush nuk flet kurrë për traumën e brezave”,-shtoi këngëtarja.

Rexha e kanalizoi kulturën e saj në një mënyrë tjetër në një nga këngët e albumit “Bebe”, e cila titullohet “I Am”, të cilën e kompozoi pasi Gjykata e Lartë mori vendim për ndalimin e abortit në Amerikë.

Ky vendim e bëri atë të mendojë për rrënjët e saj dhe mizogjeninë e rrënjosur që ajo sheh në kulturën shqiptare.

“Mos më keqkuptoni, unë e dua kulturën dhe prejardhjen time dhe e urrej ta them këtë, por ndonjëherë më duket sikur gratë trajtohen si qytetare të dorës së dytë në vendin tim”, thotë ajo.

“Burrat hanë të parët. Burrat flasin. Gjithçka ka të bëjë me burrat dhe më pas hyjnë grate. Nëse dua të dëgjoj diçka që më bën të ndihem e fuqishme dhe t’i këndoj, atëherë është kënga ‘I Am’ nga albumi ‘Bebe”, përfundoi këngëtarja.