VIDEO-SYRI/ Rruga e fshatit Tresh e amortizuar, banorët: Pjerin Ndreu s`mbajti fjalën

Banorët e fshatit Tresh në Lezhë, akuzojnë bashkinë se i ka gënjyer duke mos u shtuar rrugë të cilën ua premtoi Pjerin Ndreu katër vjet më parë. Edhe votuesit socialistë të këtij fshati, kërkojnë llogari nga kryebashkiaku Ndreu për mos mbajtje të premtimeve.

SYRI TV

Bashkia e Lezhës duket se nuk ka mbajtur premtimin për banorët e fshatit Tresh, duke mos iu asfatuar rrugën, për të cilen 4 vite më parë iu mori votat në këmbim të përmirësimit të jeteses.

Teksa Pjerin Ndreu kërkon një mandat të dytë në Bashkinë e Lezhës, votuesit socialist, të cilët e mbështetën katër vjet më parë, kërkojnë llogari nga kreyebashkiaku aktual pse nuk i ka mbjatur premtimet.

Situata bëhët më e vështirë për familjet që kanë të sëmurët, të cilet nuk arrijnë ti dërgojnë as tek ambulanca e fshatit.