SYRI TV/ Kryebashkiaku i Rrogozhinës përfundon në SPAK, favore qytetarëve në këmbim të votës

Kryebashiaku i Rrogozhinës Edison Memolla përfundon në SPAK për punësime e favore për akuzën e blerjeve të votave. Memolla është marrë për 2 orë në pyetje nga prokurorët, ndërsa mësohet se akuzohet për punësime fictive për efekt votash dhe favore të paligjshme. Një prej rasteve të këtyre favoreve u denoncua ekskluzivisht nga Syri TV, në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

SYRI TV

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës Edison Memolla është paraqitur paraditen e kësaj të enjteje në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, ku ëhstë marrë në pyetje në lidhje me hetimet që po zhvillohen në ngarkim të tij për punësime të paligjshme dhe favore për efekt electoral dhe votash. Memolla ka qëndruar për afro 2 orë përball prokurorëve të SPAK, ndërsa pas marrjes në pyetje nuk ka preferuar të jap shpjegime mbi detajet dhe akuzat e ngritura ndaj tij. Nga ana tjetër edhe SPAK nuk ka dhënë informacione zyrtare sa I përketë procesit hetimor që po kryhet ndaj kryebashkiakut socialist të Rrogozhinës. Por burime konfidenciale të Syri TV kanë bërë me dije, se hetimet ndaj tij po kryhen pikërisht për punësimet fiktime dhe favoret elektorale. Rezulton se Edison Memolla kishte fryrë administratën me punonjës fiktiv, të cilët pagueheshin pa qenë asnjë ditë në punë. Sipas hetimeve, ka edhe nga ata persona që paguheshin rregullisht nga Bashkia e Rrogozhinës ndërkohë që rezultojnë në emigracion dhe resident jashtë vendit. Por jo vetëm kaq, një tjetër element i dosjes janë favoret ndaj qytetarëve për tju marrë votën. Një rast I till është denoncuar nga Syri TV në datën 4 mars, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, ku Memolla I kërkonte punonjësit të OSSHEE që të mos I ndërprsite dritat një familjeje debitore sa ti merrte votat, e madje I konfirmonte se do ja kryente vetë ai një muaj pagese, e do të ndërhynte tek drejtorët e OSHEE-së që të mospenalizonin punonjësit që kryenin këto favorizime sat ë kalonin zgjedhjet.

Menjëherë pas publikimit të këtij ametiali audio, oficerët e SPAK kanë kërkuar marrjen e materialit nga redaksia jonë duke e administruar si provë materiale që provon favorizimet dhe ndërhyrjet e Edison Memollës për efekt votash.