SYRI TV/ Belind Këlliçi bashkëbisedim me të rinjtë, fton në debat publik kundërshtarin e tij
Në një bashkëbisedim me të rinjtë, kandidati i koaliconit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi denoncoi mungesën e shërbimeve për qytetarët në njësitë administrative, si dhe theksoi se prioriteti i tij është që ish komunat të zgjidhin problemet e qytetarëve. Gjatë takimit, Këlliçi ftoi në debat publik kudnërshtarin e tij Erion veliaj, për të bërë një bilanc për Bashkinë e Tiranës si dhe për programet e tyre.
SYRI TV
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë, ku shpalosi edhe platformën e tij për drejtimin e Bashkisë pas 14 majit. në fjalën e tij, Këlliçi teksa denoncoi faktin se qytetarët nuk marrin zgjidhje në njësitë administrative, theksoi se do të rikthejë kompetencat për drejtuesit e tyre.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” deklaroi se kundërshtari i tij Erion Veliaj, shmang debatin publik për shkak të bilancit negative që ka në drejtimin e Bashkisë.
Belind Këlliçi u shpreh se fokusi i fushatës së tij janë qytetarët dhe problemet e tyre.