SYRI TV/ Sinamati: Kukësi drejt shpopullimit, të rinjtë kanë humbur shpresën

Admir Sinamati vijoi turin e takimeve me qytetarët në Kukës, duke kërkuar votën e tyre për 14 majin. Gjatë takimeve, Sinamati u shpreh se Kukësi është shpopulluar, për shkak të papunësisë dhe të ardhmes për të rinjtë. Ai premtoi ndryshim pas 14 majit.

Syri tv

Kandidati i opozitës për bashkinë Kukës, Admir Sinamati ka vijuar takimet me qytetarët, duke u ndalur në lagjen Nr.5 të qytetit.

Një nga shqetësimet kryesore e ngritur në këtë takim, ishte shpopullimi i qytetit, për shkak të vështirësive të jetesës.

Teksa vijoi takimet në “Lagjen e Re”, Admir Sinamati premtoi se pas 14 majit, në Kukës do të ketë investime të plota në infrastrukturë dhe rrjet ujësjellësi.

Më tej Sinamati u shpreh se, rezultati i 14-Majit do jetë shokues për kundërshtarin, me një fitore të thellë për opozitën.