SYRI TV/ Eduart Sharka në Savër të Lushnjës, në fshatin e internimeve: Do të ndërtojmë muze kujtese!

Në Savër do të ndërtohet një muze kujtese për ish-të përndjekurit politikë, që vuajtën internimin në këtë zonë gjatë diktaturës komuniste. Ky ishte premtimi i dhënë për banorët nga Eduart Sharka, kandidat i opozitës për bashkinë e Lushnjes.

Nga SYRI TV

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Lushnjës, Eduart Sharka zhvilloi takime me qytetarët në Savër, një nga fshatrat ku gjatë periudhës së diktaturës internoheshin ish-të përndjekurit politikë.

Sharaka, gjatë fjalës së tij, premtoi që në Savër të ndërtojë një muze të kujtesës, për ish-të përndjekurit politikë që kanë jetuar në këtë zonë.

Drejtuesja politike e PD, Edit Harxhi, i kushtoi një rëndësi të veçantë këtij projekti sepse Savra është një “Aushvic i Shqipërisë”.

Të pranishëm në takim, ishin  Simon Miraka dhe Besim Ndregjoni, dy ish-të përndjekur politikë, që pas viteve 1990 janë angazhuar në mbrojtje të të drejtave të këtij grupimi shoqëror.