SYRI TV/ Luçiano Boçi, takime në Elbasan: Periferia është lënë pa investime

Luçiano Boçi zhvilloi takime me banorët e fshatit Balldren në Elbasan, ku kërkoi mbështetjen e banorëve për 14 majin. Ai akuzoi bashkinë e drejtuar nga Gledian Llatja se ka braktisur banorët, ndërsa prezantoi projektin e tij ekonomik për rimëkëmbjen e të gjithë bashkisë.

Nga SYRI TV

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" në Elbasan, Luçiano Boçi zhvilloi një takim me banorët e fshatit Balldren në Elbasan. Boçi akuzoi bashkinë se i ka lënë pa mbështetje banorët e kësaj zone.

Kandidati i opozitës foli për programin e tij ekonomik për fshatin dhe zgjidhjen përmes një tregu të sigurt për produktet bujqësore.

Luçiano Boçi u shpreh se Elbasanin ngjason me një katrahurë të vërtetë, ndërsa u shpreh se vota në 14 maj do të jetë llogaridhënie.