Belind Këlliçi - 10 sfida për debat, Veliaj shmanget

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi që prej nisjes së garës zgjedhore për 14 majin, i ka bërë ftesë dhe sfidë në mënyrë të përsëritur kryebashkiakut aktual, Erion veliajt, për të debatuar, për të ballafaquar idetë e vizionet për qytetin, pasi kjo do t’i shërbente transparencës dhe votuesve.

Edhe mbrëmë, i ftuar në studion e Beti Njumës, në Ora News, Belind Këlliçi shprehu gadishmërinë për këtë debat.

Kelliçi tha se Veliaj mburret me bilancet e tij, dhe le të vijë t’i debatojë në studio, t’i mbrojë ato. Në të gjitha rastet, Erion Veliaj është shmangur, dhe nuk ka pranuar ta bëjë këtë ballafaqim.

Debati televiziz mes dy kandidatëve për Bashkinë kryesore të vendit, është gjëja më normale në një demokraci.

Avantazhi që ka Këlliçi në këtë rast është se nuk i përket industrisë së kasetave gati dhe kontrollit total të imazhit e asaj çka përcillet në publik.

Në anën tjetër, Veliaj është pikërisht e kundërta. Ai ka çdo gjë të regjistruar, dhe të montuar me vigjilencë të plotë. Përveçse ka nën tutelë pjesën më të madhe të mediave.

Duke qënë në këto kushte, kryebashkiaku aktual do ta kishte të vështirë të shkonte në një debat që nuk e dirigjon e nuk e kontrollon dot vetë.

Eshtë kjo arsyeja që ai e refuzon këtë përballje. Dhe shmangja e debatit e ngarkon atë me një lloj faji.

Pse fshihet Veliaj? Çfarë e tremb atë nga një ballafaqim i mundshëm me kandidatin e opozitës.

Përkundër kësaj, në vend të debatit, Veliaj ka zgjedhur të ushqejë fushatën e tij negative, dhe sulmet ndaj kundërshtarit me skemën e zakonshme të kasetave të gatshme.

Prej fillimit të fushatës, Këlliçi e ka ftuar dhe sfiduar të paktën 10 herë në debat Veliaj, edhe mbrëmë sërish, kur jemi 17 ditë përpara një prej votimeve më të rëndësishme të këtyre 30 viteve.