PS mbyll pazaret e fundit! Shkollat në Tiranë afrojnë datat e përzgjedhjes së teksteve shkollore

Kryetarja e Partisë Demokratike Dega Nr. 2 në Tiranë, Irma Marku ka denoncuar pazaret e fundit që po zhvillohen në shkollat e kryeqytetit, pasi i ka kapur tmerri i humbjes dhe rrotacioni i pushteteve.

Në postimin e saj në Facebook, Marku thekson se janë afruar datat e përzgjedhjeve të teksteve të shkollave, monopolizuar prej vitesh prej funksionarëve arsimorë nëpërmjet lëpirësave mediokër dhe gjobaxhinj.

Postimi i plotë:

Sot konkludohen pazaret e fundit në shkollat e Tiranës.

Tmerri i humbjes dhe rrotacioni i pushteteve ka bërë që të afrohen datat e përzgjedhjeve të teksteve të shkollave, monopolizuar prej vitesh prej funksionarëve arsimorë nëpërmjet lëpirësave medokër gjobaxhinj. Këta dritëshkurtër të cilët, e vetmja gjë që dinë të bëjnē është, të përdoren nga kollaret e çfarëdo ngjyre harrojnë se Daullet bien për antipodet e vlerave dhe këtë rradhë do tu oshëtijnë në pragje këtyre bandave që e bjerrën arsimin dhe xhepat e shqiptarëve të thjeshtë  për paketa udhëtimi e masazhi që nuk ua mbushën dot kurrë boshin që i karakterizon dhe qarkon. Turpi mban emrat e tyre dhe unë i kam shënuar.