Dëshmia e vajzës: Portugezi përshëndeste në shqip, motorin e bleva…
Zbardhen detaje nga vrasja e Ardian Nikulajt si dhe dinamikës së ngjarjes. Burime bëjnë me dije për Syri TV se me mjaft rëndësi për zbardhjen e saj ka qënë edhe dëshmia e një vajze.
"Fillimisht portugezi është dërguar në një hotel në zonën e Shëngjinit, shumë pranë "Coralit". Të nesërmen e kanë çuar në Shkodër. Motorin e kam blerë unë, e kam parë më vonë te magazina e shtëpisë dë Edmondit në Kakarriq të Lezhës. Dy numrat me të cilët ka komunikuar Edmond Haxhia, janë regjistruar në emër të një vajze nga fshati Zejmen Lezhë, e cila punon si menaxhere e një lokali në Tiranë. Portugezi përshëndeste gjithmonë banorët e Kakarriqit në gjuhën shqipe, por me Edmondin komunikonte në anglisht. Ribero Saraiva ka hyrë në Shqipëri në orën 19:26 nga Rinasi në datë 14.02.2023, dhe ka dalë në datën 19.04.2023 ora 19:26, nga Pika e Kalimit Kufitar në Kapshticë si këmbësor."
Nga ekspertimi i objekteve të sekuestruara në dhomën 302 të një hoteli, ku ka qëndruar shtetasi Harry Simpson, në automjetin me targa AA837 ZM, të përdorur nga Edmond Haxhia, është gjetur një veshje hixhab grash, dhe është përfituar një profil biologjik, i njëjtë me profilin e një çamçakëzi të gjetur në magazinën e shtetasit Edmond Haxhia.
Nga filtrat e cigareve të gjetura në dhomën e hotelit ku ka qëndruar Simpson, është përftuar profil biologjik, i njëjtë me atë të gjetur në dorezat e sekuestruara në bagazhin e mjetit që kishte marrë me qira Edmond Haxhia.
Sipas dëshmisë së vajzës, motorri është blerë në Tiranë, tek 21 Dhjetori, dhe është blerë me kontratë noteriale.