EMRI/ Ishte duke punuar tokën, e zë poshtë mjeti, humb jetën 55-vjeçari në Lushnje
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një fshat të Lushnjes.
Një 55 vjeçar ka humbur jetën në zonën kodrinore të Dushkut në Lushnje.
Agron Bani, 55 vjeç ka qenë duke kryer punime në tokat e ullishteve dhe është zënë poshtë nga mjeti.
Njoftimi:
Lushnjë/Informacion paraprak
Në datë 27.04.2023, në fshatin Dushk Sektor, Lushnjë, shtetasi A. B., 55 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, mjeti është pëmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin A. B., i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.