Vrasja e Nikulajt, anglezi i dënuar për 27 krime

Harry Simson, anglezi që ka shërbyer si vrojtues rezulton të ketë pasur të kaluar të ngjeshur kriminale në Britaninë e Madhe.

Simson i dënuar në Angli plot 27 herë për vepra të ndryshme penale. Vëzhguesi është nga Birmingami, i proceduar për vjedhje, plagosje droge e vepra të tjera.

Mes personave që ka si prove prokuroria e Lezhës është dhe një femër, e cila rezulton të jetë e dashura e Edmond Haxhisë, e cila ka treguar se çfarë ka ndodhur me motorin dhe praninë e të huajve në Shqipëri.

Ndërkohë, portugezi ekzekutues është larguar në mbrëmjen e 19 Prillit nga pika e kalimit Kapshticë.