VIDEO/ Aksident i frikshëm në Korçë, makinat bëhen copë, shpëtojnë shoferët

Një aksident është regjistruar në rrugën nacionale Korçë - Pogradec, në afërsi të fshatit Bulgarec.

Mjetet tip Golf7 dhe Mercedes Benz janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, fatmirësisht pa të lënduar.

Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik i gjatë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes.