", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/April/27/auto_jolie-maddox-11682589382.jpg", "width": 900, "height": 467 } }

Angelina Jolie: Djali i saj Maddox e shoqëroi në Shtëpinë e Bardhë

Angelina Jolie dhe djali i saj Maddox ishin ndër personalitetet që morën pjesë në darkën e Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Këtë vit, Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill pritën presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dhe gruan e tij Kim Keon-hee për të festuar 70-vjetorin e aleancës së SHBA-së me Republikën e Koresë së Jugut.

Aktorja 47-vjeçare dhe fëmija i saj më i madh, 21 vjeç, patën nderin të shikonin Presidentin Yoon duke kënduar hitin e Don McLean të vitit 1971 "American Pie".

Maddox - të cilin aktorja e adoptoi nga Kamboxhia në vitin 2002 - ka studiuar në Korenë e Jugut për biokimi në Universitetin Yonsei në Seul.

Angelina shoqëroi djalin e saj në Korenë e Jugut për kolegj në gusht 2019.

Ata vizituan fillimisht shkollën, si dhe kampuset e tjera në Korenë e Jugut, në fund të 2018.

Megjithëse ai u "pranua në universitete të tjera", Maddox përfundimisht vendosi që Yonsei ishte i përshtatshëm për të, raportoi People në atë kohë.

Së bashku me orët e tij të biokimisë, Maddox "studonte gjuhën koreane".

Për shkak të pandemisë, Maddox ndërpreu studimet jashtë vendit dhe i vazhdoi ato online.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by source about angelina jolie (@angelinajoliekl)