Të burgosurit ukrainas të liruar tregojnë shenja torture
Kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, tha në një postim në Telegram se 44 ukrainas të kapur duke përfshirë ushtarë, marinarë, roje kufitare dhe dy civilë janë kthyer në Ukrainë.
Postimi i Yermak paraqiste foto të shumta të burrave dhe grave me veshje ushtarake në një livadh të gjelbër, me disa të mbuluar me flamuj ukrainas.
Yermak tha se disa nga të burgosurit e liruar ishin ushtarë që u mbajtën vitin e kaluar në fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin port të Mariupol, së bashku me të tjerë që luftuan në Ukrainën lindore dhe jugore.
Yermak gjithashtu pohoi se disa të burgosur kishin lëndime të dukshme në trupat e tyre si rezultat i torturave.
Kurse Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë në internet se 40 ushtarë rusë qenë riatdhesuar.