'Do jetë dasma e vitit'- Maestro zbulon çfarë bisedoi me Kiarën në telefon pas daljes nga BBV

Që pas daljes së tij nga “Big Brother”, Armaldo ka qenë në qendër të vëmendjes.

Simpatia që fitoi tek publiku, duket se e ka shndërruar në një nga personazhet më të lakuar të momentit.

Shpesh në rrjetet e tij sociale, ai pyetet për lojën dhe raportet që ka me ish-banorët. E duket se më në fund, Maestro ka vendosur të zbulojë se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Kiarës, pas daljes së kësaj të fundit.

Miqësinë e fortë që ai pati brenda shtëpisë me moderatoren, duket se ka ndërmend ta vijojë edhe jashtë.

Ai zbuloi se e ka marrë në telefon Kiarën dhe e ka uruar për propozimin që ajo mori nga Luizi. Maestro është shprehur se dasma e tyre do të jetë dasma e vitit dhe duhet të jepet “live” në “Top Channel”.