Shkencëtarët: Është vetëm çështje kohe para se Santorini të goditet nga një vullkan

Kudo që të shkelni në Santorini, duhet të kujtohet se jeni në një vullkan.

Rreth 3,600 vjet më parë, një shpërthim i fuqishëm vullkanik shkatërroi qytetin e lashtë të Santorinit, Akrotiri, dhe i dha një goditje fatale qytetërimit minoan detar, i cili ishte vendosur në ishull në atë kohë.

Sot, Santorini - i njohur gjithashtu si Thira - është një nga vendet më romantike në Greqi me vila dhe resorte luksoze.

Santorini është pjesë e Harkut Vullkanik Helen, një nga fushat më të rëndësishme vullkanike në Europë, e cila ka parë mbi 100 shpërthime gjatë 400,000 viteve të fundit.

Vullkani më aktiv nënujor dhe potencialisht i rrezikshëm, Kolumbo, është pesë milje në verilindje të Santorinit dhe pjesë e të njëjtit sistem vullkanik.

I zhytur në detin Egje, Kolumbo ka qenë i qetë për gati 400 vjet - por nuk është në gjumë.

Herën e fundit që shpërtheu, në vitin 1650, vrau 70 njerëz dhe shkaktoi cunami, u regjistruan tërmete të forta dhe pasgoditje, së bashku me gaz toksik dhe shtëllunga tymi.

Shkencëtarët e dinë se shpërthimi i Kolumbos mund të shkaktojë shumë dëme.

Prej vitesh, ekspertët realizojnë ekspedita dhe monitorimi i zonës është rritur në 20 vitet e fundit.

Falë famës globale, në Santorini janë kryer disa nga investimet më të mëdha turistike në vend.

Megjithatë, gjeologët – të cilët po monitorojnë nga afër Kolumbon – paralajmërojnë se është vetëm çështje kohe para se të godasë sërish një shpërthim i madh.

Sidoqoftë, "koha" në vitet e gjeologjisë mund të jetë jashtëzakonisht e ngadaltë.

Aq shumë sa një agjent imobiliar në ishull tha për CNN se "aktiviteti vullkanik nuk përmendet kurrë" kur shet një pronë.

Shkencëtarët e kanë të vështirë të kuptojnë se kur do të ndodhë shpërthimi i radhës.

Një ditë, Santorini mund të përfshihet sërish nga një shtresë hiri. Por tani për tani, vullkani qëndron i qetë.

Ishulli është i njohur për verën e tij asyrtiko, e rritur në tokën vullkanike.

Turistët mund të bëjnë udhëtime me varkë në Nea Kameni, shtëpia e një vullkani aktiv.

Santorini është pjesë e një prej fushave vullkanike më të rëndësishme të Evropës.

Evi Nomikou ka 20 vjet që studion Santorinin.