Fisnik Qosja: Koha e talljes po mbaron! Kavaja do të votojë për ndryshimin

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja ka qenë me banorët e fshatit Vorrozen, për të cilët thotë se i 'bashkohen fuqishëm marshimit tonë drejt fitores me 14 Maj'.

“Vorrozeni i bashkohet fuqishëm marshimit tonë drejt fitores me 14 Maj.

Në zonë mungon gjithçka që ka të bëjë me shërbimet e Bashkisë!

Vijnë 1 herë në 4 vjet si me qenë kaçak malesh bashkë me mercenaret, në vend që të ofrojnë shërbimet bazike për banorët e zonës çdo ditë!

Por koha e talljes po mbaron! Fundi po i vjen shpejt!

Shtrënguam duart për më shumë shërbime, më shumë projekte e mbi të gjitha më shumë prezencë në hallet e përditshme të banorëve!

Pjesëmarrje masive dhe angazhim maksimal për fitoren tonë! Vorrozeni do ia bëjë fora me 14 Maj”, shkruan Qosja.