Zgjedhjet e 14 majit/ Takim mes Shefave të Misioneve të BE, Hohmann: Me rëndësi zhvillimi i duhur i garës elektorale

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, ka zhvilluar ditën e sotme një takim ku ka marrë pjesë dhe ambasadorja Audrey Glover dhe shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Hohmann shkroi në rrjetet sociale se “teksa Shqipëria përparon drejt anëtarësimit në BE, zhvillimi i duhur i zgjedhjeve, në përputhje me standardet ndërkombëtare, është i një rëndësie të madhe.

“Kënaqësi të kishim në takimin e sotëm të Shefave të Misioneve të BE-së, Ambasadoren Audrey Glover, Shefen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Teksa Shqipëria përparon drejt anëtarësimit në BE, zhvillimi i duhur i zgjedhjeve, në përputhje me standardet ndërkombëtare, është i një rëndësie të madhe”, u shpreh Ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann.