Manchester City e mbyll pjesën e parë në avantazh të dyfishtë me Arsenalin

Ka përfunduar pjesa e parë në “Etihad Stadium”, ku Manchester City udhëheq 2-0 ndaj Arsenalit.

Golat në sfidën e cila mund të jetë përcaktuese për titullin kampion në Premier League u shënuan nga Kevin de Bruyne (7’) dhe Stones (45+1’).

Aktualisht Arsenali është kryesues i Premier League, por me këtë rezultat Manchester City i afrohet në vetëm 2 pikë dhe ka për të luajtur edhe 2 ndeshje të tjera.