", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/April/26/auto_eurovizion1682529400.jpg", "width": 900, "height": 509 } }

VIDEO/ Mbreti Charles dhe Camilla ndezin dritat e skenës së Eurovizionit

Në faqen zyrtare të Eurovizionit është publikuar një video ku duket se dritat janë ndezur nga Mbreti i Anglisë, Charles dhe Camilla.

Gjatë vizitës së tyre në sallën e madhe ku do mbahet festivali, ata janë takuar me Mae Muller, ekipin krijues të eventit dhe mikpritësit Julia Sanina dhe Hannah Waddingham.

Prezantuesit e Eurovizionit të BBC Radio 2, Scott Mills dhe Rylan Clark janë takuar gjithashtu me çiftin mbretëror.

Kujtojmë se ky kompeticion do të mbahet në Liverpul në datat 9, 11 dhe 13 maj. Këtë vit, do të moderojnë Julia Sanina, Graham Norton, Hannah Waddingham dhe Alesha Dixon nën sloagnin: ‘United By Music’, që do të thotë: “Bashkuar nga muzika”.

View this post on Instagram

A post shared by Eurovision Song Contest (@eurovision)