VIDEO/ Të dehurit futen në fast food, pronarët kapin thikat për t'i nxjerrë jashtë
Një sherr me hanxharë e shkopinj ka ndodhur në mes të qytetit të Pogradecit.
Konflikti mes disa personave ka ndodhur në afërsi të agjencisë në qytetin liqenor.
Konflikti mësohet se ka ndodhur mes 5 personave, 3 të dehur dhe 2 vëllezër që kanë një fast food në Pogradec.
3 të dehurit kanë shkuar në fast food, ndërsa punonjësit (pronarët) e fast foodit nuk kanë dashur të futen brenda duke u kërkuar të dalin jashtë, aty është agravuar situata, dhe njëri prej tyre ka marrë në dorë thikat që përdoren për të prerë mishin, duke i kërcënuar të dehurit. Policia ka shoqëruar të 5 personat, dhe po kryen veprimet e mëtejshme.