VIDEO-SYRI TV/ Plehrat, Goro nuk zë mend nga kritikat e Ramës. Landfilli mbeti në letër
Ndonëse kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro u kryqëzua nga kryeministri Rama një vit më parë për keq-menaxhimin e mbetjeve urbane, panorama në Himarë mbetët e njëjtë. Premtimi për një Landfill ka mbetur në letër, teksa qytetarët dhe bizneset ankohen për punën e Bashkisë për Pastrimin e qytetit.
Nga SYRI TV
Një vit më parë Kryeministri Edi Rama kryqëzoi Kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro për keq-menaxhimin e mbetjeve urbane.
Kritikat e shefit të qeverisë nuk kanë dhëne efekt pasi menaxhimi i mbetjeve urbane mbetet një problem shqetësues për Bashkinë e Himarë.
Premtimet për një landfilld mbetën në letër dhe aktualisht plehrat e Himarës dhe fshatrave përrreth dërgohen në pikën e grumbullimit mbetjeve në Pilur.
Banorët evidentojnë se pastrimi në qytet bëhet ende me mjete primitive, duke kritikuar kështu punën e bashkisë.
Edhe për përfaqësuesit e bizneseve pastrimi i vijës bregdetare kryesisht mbetet një gangrenë. Llambro Brigo, biznesmen në zonën e Livadhit, tregon se aty, janë mbi 25 biznese dhe ka vetëm një kontejner mbeturinash.
Bashkia Himarë ka një popullsi mbi 27 mijë banor, në zonë operojnë përgjatë vitit dhe sezonit turistik mbi 250 biznese kryesisht hotele bare dhe restorante. Në të përfshihen gjithashtu 24 fshatra.