VIDEO-SYRI TV/ Zef Hila me banorët e lagjeve të Vaut të Dejës: Votoni ndryshimin më 14 maj

Fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit kandidati i Bashkë Fitojmë Zef Hila e ka zhvilluar në lagje të ndryshme të Vaut te Dejës. Gjatë bashkëbisedimit Hila u kërkoi banorëve që në këto zgjedhje te bëhen bashkë e të votojnë ndryshimin.

Nga SYRI TV

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Vau Dejës Zef Hila, ka zhvilluar takime në çdo lagje.

Ai u ka kërkuar banorëve që më 14 maj të votojnë ndryshimin.

Pasi ka dëgjuar problemet e tyre, Hila premtoi se bashkia do të jetë e qytetarëve.