Ndryshimi i Tiranës në 5 pika/ Muço: Këto janë 5 problemet kryesore që do zgjidhen sipas realitetit shqiptar
I ftuar në Intervista e Ditës në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, eksperti i ekonomisë Klodian Muço ka folur për ndryshimin e Tiranës nëpërmjet 5 pikave që ka premtuar kandidati i 'Bashkë Fitojmë' Belind Këlliçi.
Muço është ndalur te këto 5 pika ku sipas tij këto në të vërtetë janë 5 problemet kryesore që ka Tirana sot dhe nisur nga këto problematika janë diskutuar se cilat mund të ishin zgjidhjet e mundshme dhe të realizueshme.
Eksperti ka theksuar se ‘nuk po flasim për zgjidhje utopike apo shumë të vështira, pasi kur është menduar për këto zgjidhje nuk është marrë praktika më e mirë e huaj dhe ta implementojmë atë ‘copy paste’ në Shqipëri, po është marrë duke njohur realitetin shqiptar dhe si mund ti zgjidhim ato’.
Muço: Në 5 pikat që janë përmendur në vetvete janë 5 problemet kryesore që ka Tirana sot dhe ideja është që nisur nga këto problematika që ka Tirana sot cilat mund të ishin zgjidhjet e mundshme dhe të realizueshme. Nuk flasim për zgjidhje utopike apo shumë të vështira. Kur është menduar për këto zgjidhje nuk është marrë praktika më e mirë e huaj dhe ta implementojmë atë ‘copy paste’ në Shqipëri. Po është marrë duke njohur realitetin shqiptar dhe si mund ti zgjidhim ato.
Po të marim transportin publik që ka krijuar më shumë debat. Është parë që kosto e transportit në ditën më të mirë ishte te 200 mijë përdorues dhe ka një kosto ekzakte në 2011 e ka pasur 16 milionë e 700 e ca mijë euro dhe u mendua se në qoftë se ne duam të reduktojmë trafikun të reduktojmë ndotjen që është disafish mbi normat çfarë duhet të bëjmë? E para të nxisim njerëzit që të marrin transportin publik dhe që ta marrin njerëzit këtë transport duhet që ta modernizojmë po që ta modernizojmë duhet që ky transport duhet edhe të financohet dhe kështu që u mendua zgjidhja e transportit publik falas. Por kjo nuk mjafton për të zgjidhur trafikun e Tiranës dhe për këtë u mendua një zgjidhje e dyrë që të ndërhyhej me nënkalimin.
Kompanitë e transportit publik do të vazhdojnë të operojnë. Kur flasim për falas flasim që do të financohen nga bashkia. Për sa i përket si politikë e majtë, shëndeti publik nuk është politikë e majtë. Që njerëzit të mos harxhojnë para në trafikun e tejlodhur të Tiranës ku çdo qytetar i duhet të humbasë mbi 2 orë në trafik në zonat industriale. A është politikë e majtë që të mendosh për qytetarët normalisht që jo, cilësia e jetës së qytetarëve nuk ka ngjyra. Kjo është thjesht një zgjidhje jetike për vendin, trafiku ndotja etj.